Shampo Orizi
Shampo Orizi
300 mL
Cfare e ben Unike?
Vete permbajtja e Ujit te orizit e ben Unike kete shampo!
Legjenda thote se gratë në Japoninë e lashtë njiheshin nder te gjitha kombet, per flokun e tyre te gjate te shendetshem e te dendur.
E gjitha kjo fale perdorimit te ujit te orizit ne rutinen e tyre te flokut
Pas shume studimesh, eshte vertetuar se uji i orizit ndihmon në zvogëlimin e fërkimit sipërfaqësor të flokëve dhe rrit elasticitetin e tyre (i bën flokët të kenë më shumë volum). Gjiithashtu i bën flokët më të fortë, më të shkëlqyeshëm, rigjeneron flokun e demtuar nga dekolorantet, bojrat, apo pajisjet e nxehta.
Benefitet e produktit
Benefitet e produktit
Benefitet e shampos të cilat do të vërehen pas përdorimit të rregullt janë:
- Rigjenerim i flokut te dëmtuar
- Nxitje e zgjatjes se flokut
- Parandalim i Thinjave dhe Zbokthit
- Balancim i nivelit te PH
- Butesi mëndafshi
- Përmirësim ne teksturën e flokut
- Me shume shkëlqimin në flok
Menyra e perdorimit
Menyra e perdorimit
Përdorimi:
Lagni flokun dhe aplikoni shampon. Këshillohet të përdoret 2 herë në javë. Për flokë me yndyrë të lartë mund të përdoret edhe 3 herë në javë.
Kjo shampoo eshte e keshillueshme si per femra edhe per meshkuj.
Perdoret ne te gjithe llojet e flokut
Permbajtja
Permbajtja
Kombinimi I Ujit të Orizit me Biotin dhe Aloe Vera, rezulton magjik në hidratimin e flokut duke i dhuruar butësi dhe shkëlqim.
Biotina:
Rezultatet e hulumtimeve tregojnë se biotina mund të ndihmojë jashtëzakonisht shumë fortësinë dhe rritjen e flokëve. Në disa studime, pjesëmarrësve që janë ankuar për flokë të dobëta, të cilëve u janë dhënë suplemente të biotinës pas 90 deri 180 ditëve u është përmirësuar dukshëm trashësia dhe rritja e flokëve.
Aloe vera:
Aloe vera, si një përbërës bukurie është përdorur për të zbutur irritimet e lëkurës së kokës(kruarja e kokës), për të hidratuar flokët e thatë, për të reduktuar këputjen dhe madje për të ndaluar rënien e flokëve. Funksionon si një conditioner natyral për t’ju dhënë flokë të butë, me shkëlqim dhe pa “maja dyshe”. Ai gjithashtu përmban enzima natyrale të cilat mund të qetësojnë irritimin e kokës dhe të punojnë si një agjent natyral antibakterial.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale